Devoll, asgjësohen bimë narkotike, procedohen tre persona

22/08/2015 00:00

Efektivët e policisë së komisariatit të Devollit kanë asgjësuar disa rrënjë hashashi të mbjella në zonën e fshatit Nikolicë, pranë kufirit me Greqinë.

Policia ndërmori aksionin pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Në vendngjarje u gjetën të mbjella 86 bimë narkotike e llojit, që kishin kapur një lartësi nga 120 deri në 200 centimetra.

Policia asgjësoi me anë të djegies në vendngjarje bimët narkotike, ndërkohë që tre persona janë proceduar penalisht, të dyshuar si kultivuesit e saj. Ata janë shtetasit Mustafa Nexhipi, 27 vjeç, banues në Pojan, Ismail Matja, 49 vjeç, banues në Fier dhe Arben Dangaj, banues në fshatin Pirg, Korçë.

Top Channel