Goli qesharak që pësoi Bayern Munchen në fillimin e ndeshjes ndaj Hoffenheim

23/08/2015 00:00

Ky mund të jetë fillimi më i keq i mundshëm i një ndeshjeje futbolli dhe protagonist është bërë ekipi i Bayern Munchen. David Alaba gaboi që në pasimin e tij të parë, duke lejuar sulmuesin e Hoffenheim të shënojë pa kaluar 10 sekonda lojë.

Në javën e dytë të Bundesligës, bavarezët fituan 2-1 ndaj Hoffenheim në tranfertë, por goli që pësuan që në aksionin e parë të takimit (në sekondën e shtatë sipas televizionit, në sekondën e nëntë sipas Bundesligës) tërhoqi vëmendjen e botës.

Në javën e parë të Bundesligës së sezonit të kaluar, edhe Bellarabi i Bayer Leverkusen shënoi një gol pas vetëm nëntë sekondash lojë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.

Top Channel