Raporti i OSHEE-së: Stabilitet në pagesën e faturave dhe ulje e humbjeve

23/08/2015 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka publikuar të dhënat e muajit korrik, duke thënë se këto të dhëna “konfirmojnë stabilitetin e pagesës së faturave dhe uljen e humbjeve”.

“Arkëtimet këtë muaj arritën në 4.88 miliardë lekë. Në 7 muaj arkëtimet arritën në vlerën e 39.3 miliardë lekëve. Janë mbledhur 12.9 miliardë lekë më tepër krahasuar me një vit më parë”, njofton OSHEE-ja.

Përsa i përket korrikut, OSHEE shton se gjatë këtij muaji, humbjet në rrjet zbritën në nivelin 30.6%.

Top Channel