Vettel, i nxehur me gomat Pirelli: Mund të isha përplasur me murin

23/08/2015 00:00

Sebastian Vettel është shumë i nevrikosur me gomat Pirelli pas aksidentit që pësoi kur duheshin edhe dy xhiro nga përfundimi i Çmimit të Madh të Belgjikës, kur goma e pasme i shpërtheu kur ishte me një shpejtësi prej 200 km/h.

“Duhet të sqarojmë një gjë: jam i mërzitur për vendin e tretë që humba, por kjo është pjesë e garave. Më shumë jam i tërbuar për faktin se goma më shpërtheu krejt papritur. Nëse do të shpërthente 200 metra para, do të isha përplasur pas barrierave me 300 km/h. Unë nuk bëra asnjë gabim, goma shpërtheu vetë”, tha piloti i Ferrarit pas garës.

“A pres shpjegime nga Pirelli? Më mirë të mos flas fare”, shtoi Vettel.

Top Channel