Shpëtohen 4400 libianë në det. Roja Bregdetare italiane në një operacion të gjerë në Mesdhe

23/08/2015 00:00

Rreth 4400 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare në brigjet e Libisë. Lajmi bëhet i ditur nga personeli i Rojes Bregdetare italiane, sipas të cilëve në operacionin e nisur që prej së shtunës, refugjatët ndodheshin në 22 varka lundrimi në rrezik.

Si fillim, dy anije të ushtrisë të përfshira në operacionet e shpëtimit iu përgjigjen një thirrjeje për ndihme nga rreziku i mbytjes, bëjnë me dije autoritetet prej nga ku u shpëtuan 937 persona.

Gjithashtu edhe një anije e grupit humanitar “Mjekët pa kufij” iu desh të përfshihej në operacion nga fluksi i madh, duke mundur të shpëtojnë një tjetër varkë në mbytje e sipër me 311 persona në bord.

Pjesa tjetër u sollën në breg nga anije italiane dhe nga anija ushtarake norvegjeze “Siem Pilot” gjithashtu, e cila patrullon brigjet e Mesdheut si pjesë e misionit të patrullimit europain titulluar “Triton”.

Më shumë se 2300 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2015 në përpjekje për të arritur brigjet europiane me çdo lloj forme. Vija detare Libi-Itali është edhe ajo që ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve.

Top Channel