Barcelona hakmerret ndaj Bilbaos, e mposht në shtëpi

23/08/2015 00:00

Nëntë ditë më parë, Barcelona u turpërua 4-0 në “San Mames”, por mbrëmjen e së dielës, kampionët e Spanjës dolën të fituar nga ky stadium.

Këtë herë Bilbao nuk ishte më ajo e Superkupës së Spanjës dhe një gol i Suarez në minutën e 54-t i dhe fitoren katalanasve.

Barcelona e dominoi takimin dhe shpërdoroi disa raste për shënim, madje Messi humbi edhe një 11-metërsh në pjesën e parë.

Megjithatë, ndeshja e parë e La Liga-s mund të cilësohet si tepër pozitive për të besuarit e Luis Enrique-s, duke pasur parasysh se ndeshja u luajt në një transfertë shumë të vështirë.

Top Channel