Seria A, kampionët zhgënjejnë në start

23/08/2015 00:00

Kampionët e Serisë A, njëkohësisht finalistë të Champions League sezonin e kaluar, Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin, duke u mposhtur në shtëpinë e tij nga Udinese.

Goli i minutës së 78 me Thereau-n i ka mjaftuar miqve për të arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm për ta në këtë start sezoni.

Megjithatë, Juventusi duket se ka qenë i pafat nga kjo ndeshje, të cilën sidomos në pjesën e parë e ka dominuar totalisht, por sulmi me Koman dhe me ardhjen më të re Mandzukic nuk ka funksionuar në këtë ndeshje.

Top Channel