Operacioni antikanabis në Dukagjin, asgjësohen edhe 6127 rrënjë kanabis

24/08/2015 00:00

Policia e Shtetit ka njoftuar se operacioni antikanabis në Dukagjin të Shkodrës ka vijuar edhe të shtunën e të dielën. Gjatë këtij operacioni janë evidentuar dhe shkatërruar 55 parcela me 6127 bimë narkotike.

Parcelat ishin hapur rishtas në zona të thella e të pyllëzuara të territorit të Dukagjinit, në vendet e quajtura Abat, Cilkok, Nënmavriq, Çamë dhe Pepaj. Bimët u asgjësuar në vend me djegie.

Policia njoftoi se po vijon puna, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shkodrës, për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni do të vijojë në territore të tjera të njësive administrative Pult, Temal etj.

Top Channel