Britani, mund të jenë 20 viktimat e aksidentit ajror në Shoreham

24/08/2015 00:00

Të paktën 20 viktima mendohet se ka shkaktuar aksidenti ajror i së shtunës në Shoreham të Anglisë, kur një avion Hawker Hunter u rrëzua mbi një rrugë me trafik duke goditur disa automjete gjatë një shfaqjeje ajrore.

Avioni u rrëzua në perëndim të qytetit Sussexit. Dëshmitarët thonë se avioni humbi kontrollin gjatë manovrave dhe u përplas në tokë.

Zyrtarisht, janë konfirmuar 11 të vdekur, por policia britanike ka frikë se bilanci i viktimave do të rritet.

Avionët Hawker Hunter janë avionë ushtarakë të ushtrisë së Britanisë së Madhe, të prezantuar fillimisht në vitin 1950. Në 2014, ata u tërhoqën nga ushtria dhe një pjesë e tyre u shit për shfaqje ajrore.

Top Channel