Shkodër, goditet me mjete të forta kreu i Inspektoratit të Punës

24/08/2015 00:00

Drejtori i Inspektoratit të Punës në Shkodër është goditur mëngjesin e sotëm me mjete të forta nga dy persona. Informacionet paraprake të policisë së Shkodër bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08.30 përballë godinës së Inspektoratit të Punës.

Në ambientet e jashtme të këti institucioni është goditur me mjete të forta nga dy persona të paidentifikuar, kreu i Inspektoratit për Shkodrën, Agim Shimaj.

47-vjeçari ka marrë dëmtime të lehtë në krahun e djathtë, dhe është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai ka bërë kallëzim në polici lidhur me ngjarjen, për të cilën policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetë Shimaj është shprehur se nuk ka asnjë konflikt, qoftë personal qoftë për arsye pune. Ai kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

Top Channel