Pushimet, si t’i bëjnë detyrat fëmijët dembelë

24/08/2015 00:00

Viti i ri shkollor është gati për të filluar, dhe detyrat e shtëpisë për t’i kryer gjatë pushimeve janë në qendër të polemikave mes prindërve dhe mësuesve. Këto libra vendosen në valixhe dhe “prishin” pasditet e më të vegjëlve.

Edhe fëmijët kanë të drejtë të pushojnë, por deri në shtator duhet të bëjnë edhe disa detyra. Janë të pakët në numër të vegjlit që duan t’i bëjnë këto detyra, ndërsa për të tjerët është e nevojshme një dozë e mirë durimi. Por jo vetëm: organizimi dhe lehtësimi bëhen fjalët kyçe në rastin e fëmijëve “dembelë”.

Si t’i ndihmoni fëmijët që të jenë sa më të përgatitur për vitin e ri shkollor? Ja disa këshilla:

Mos humb kurrë durimin
Para një fëmije që varin kokën mbi libra, ndërrojnë lapsat dhjetëra herë, marrin gomën nga toka çdo pesë minuta… etj, sigurisht që të sos durimin. Prindërit mendojnë se duhet vërtetë pak punë për të përfunduar disa faqe detyra në ditë. Por për një fëmijë që përfundon shkollën, pushimet do të thonë të qëndrosh larg çdo gjëje që të lidh me matematikën, apo analizën gramatike. Nëse humbet durimin e nis të bërtasësh apo të ndëshkosh të voglin, situata vetëm do të përkeqësohet. Kështu që, merrni frymë thellë dhe pranoni kohën e madhe që i duhet fëmijës.

Mos bëni detyrat pas drekës
Në mal, në det, apo edhe në qytet ekziston tendenca që fëmijët t’i bëjnë detyrat e pushimeve pas drekës. Por kjo është një rrugë e gabuar për fëmijët më dembelë. Pikërisht në atë orë ata duan të flejnë si pas plazhit, apo udhëtimeve. Momenti më i mirë do të ishte në mëngjes, ose në mbrëmje, para orarit të darkës. Në këtë moment

Zgjidhni mjete me ngjyra dhe argëtuese
Fëmijët janë më të prirur që të parat të plotësojnë detyrat që janë me ngjyrosje dhe zbavitëse. E rëndësishme është që të bëhet fjalë për objekte të ndryshme nga ato që përdoren në shkollë. Lapsa në format e frutave, lapsa me ngjyra të futura në një kovë, gomat me parfum, fletore me temë pushimet etj. Nuk ka limit për fantazinë.

Më mirë në shoqëri
Detyrat e pushimeve duhet të plotësohen nga fëmijët pa ndihmën e prindërve. Por nëse fëmijët janë dembelë, është e rëndësishme të formoni grupe të vogla fëmijësh përfshi edhe fëmijë që keni njohur gjatë pushimeve. Për më tepër që librat e pushimeve janë të ndryshme për mosha të ndryshme. Pse të mos shfrytëzoni këtë “ndarje” mësimesh, për ta bërë më të durueshme? Ndoshta, duke përfunduar detyrat me një akullore apo diçka zbavitëse për fëmijët.

Top Channel