Mariah Carey sërish shtatzënë?!

24/08/2015 00:00

Ata kanë 5 fëmijë si pasojë e marrëdhënieve të mëparshme, por Mariah Carey dhe James Packer kanë vendosur t’i shtojnë një tjetër fëmijë familjes së tyre.

‘New Idea’ ka raportuar se miliarderi australian dhe diva e muzikës pop janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, edhe pse kanë pak kohë që kanë bërë marrëdhënien e tyre publike.

“Mariah e ka zbuluar lajmin e shtatzënisë ditët e fundit dhe është shumë e lumtur që së shpejti ajo dhe James do të bëhen prindër”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën.

Mariah është nëna e binjakëve Monroe dhe Moroccan me ish-bashkëshortin Nick Cannon, martesa e të cilëve përfundoi në vitin 2014. Ndërsa ky fëmijë do të jetë i katërti për James, pasi aktualisht ai është babai i tre fëmijëve me ish-bashkëshorten Erica Baxter.

Top Channel