Chris Brown titullon albumin e ri “Royalty”

24/08/2015 00:00

Chris Brown ka vendosur ta titullojë albumin e tij të ri sipas emrit të vajzës së tij. Këngëtari 26-vjeçar pritet të publikojë albumin e tij të shtatë në fund të këtij viti, kështu që ai ka zbuluar edhe titullin e albumit i cili do të jetë “Royalty”.

Artisti e ka bërë publik këtë lajm përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, duke shkruar: “Albumi i ri do të titullohet Royalty”.

Chris, i cili së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Rita Orën të titulluar “Body On Me”, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth kësaj përmbledhjeje muzikore.

Top Channel