Shehaj: Aksioni kundër informalitetit synon të mbrojë konsumatorin

24/08/2015 00:00

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj tha se aksioni kundër informalitetit, që do të nisë në shtator, do të mbrojë konsumatorin dhe nuk synon luftë ndaj biznesit të vogël apo të madh.

Në një dalje publike për mediat, Shehaj tha se ky aksion do të ulë taksat dhe do të rrisë rrogat e investimet.

Shehaj thekson se së pari, kjo nuk është luftë ndaj biznesit, por një operacion në shumë dimensione. Së dyti është e rëndësishme për “të mbrojtur bizneset e mëdha dhe të vogla të jenë korrekte, të paguajnë taksat dhe të përdorin kasën fiskale”. Dhe së fundi, drejtoresha e Tatimeve tha se nuk është luftë ndaj biznesit të vogël.

“”Nuk kemi të bëjmë me një luftë kundër biznesit, përkundrazi, ky është një operacion që do të mbrojë konsumatorin në shumë dimensione. Ky aksion bën çdo qytetar që teksa paguan për mall e shërbimin që blen duhet të sigurohet që paratë që ai jep për shtetin, të kalojnë realisht tek shteti. Kjo bëhet e thjeshtë vetëm duke u siguruar që për çdo produkt apo shërbim që paguajën të marrin në këmbim një kupon tatimor”, tha Shehaj.

Top Channel