Ups… nusja u rrëzua në tokë

24/08/2015 00:00

Sarah Shawcross u ndje një nuse vërtetë e turpëruar kur doli nga shkallët e shtëpisë me mikeshat e saj dhe u rrëzua gjatë fotos. 30-vjeçarja ra në tokë pasi iu bashkua grupit për një foto në ditën e saj të madhe.

Fotografi nuk e fshiu këtë moment, madje e mbajti dhe në video e dasmës. Sarah, një infermiere praktikante tha: “Fatmirësisht nuk u lëndova, dhe e pashë gjithë situatën si mjaft zbavitëse. Jam e kënaqur që miku im e mbajti në kamera këtë moment”.

Top Channel