Largohet nga shtëpia pasi grindet me njerkën, gjendet pas dy ditësh

24/08/2015 00:00

Një 24-vjeçare nga Fushë Kruja ishte larguar nga shtëpia e saj, pas grindjes që kishte pasur me njerkën. Sipas informacioneve zyrtare, i ati i vajzës, A. D, 55 vjeç kishte bërë kallëzim në polici për zhdukjen e saj.

Dy ditë më pas, 24-vjeçarja ëshët paraqitur vetë në komisariatin e Policisë së laçit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se shkak i largimit kanë qënë pikërisht konfliktet me njerkën.

Top Channel