Shkëputet ajsbergu më i madh nga Groenlanda

24/08/2015 00:00

Shkencëtarët përdorin Groenlandën si shembull tipik për të ilustruar ndikimet që ka në planet ngrohja globale.

Ata po studiojnë se fundmi shkëputjen e një mase të madhe akulli nga akullnaja e njohur si Jakobshavn.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe 12.4 kilometra katrorë, më e madhja e shkëputur ndonjëherë nga masivi akullnajor Calvin në Groenland.

Imazhet e siguruara nga sateliti sugjerojnë se shkëputja e madhe ka ndodhur mes datave 13 dhe 19 gusht.

Jakobshavn shërben si një kanal dranazhi, që prodhon rreth 10 përqind të ajsbergëve. Kur pjesët e akullit shkëputen nga akullnaja, udhëtojnë përmes asaj që quhet Ngushtica Davis dhe më pas drejt Oqeanit Atlantik.

Ka disa teori se ajsbergu, të cilin goditi Titaniku në vitin 1912 buronte nga akullnaja Jakobshavn.

Shkencëtarët thonë se ajsbergu me sipërfaqe 12.4 kilometra katrorë lëviz çdo ditë me më shumë se 10 metra, duke u futur ndër ajsbergët që lëvizin më shpejt në Groenlandë, në mos më i shpejti.

Vëzhgimet në këtë pjesë të planetit tonë kryhen nga Agjencia Hapësinore Europiane, ESA, përmes satelitëve Sentinel. Sentinel-1a është një platformë radari, në gjendje të vëzhgojë edhe përmes reve dhe mjegullës, ndërsa Sentinel-2a është i pajisur me lente optike që sigurojnë imazhe më të detajuara dhe në thellësi. 

 

Top Channel