“Feminizmi është terrorizëm”

24/08/2015 00:00

Feminizmi është një lëvizje që përpiqet prej vitesh për të mbrojtur dhe siguruar liritë dhe të drejtat e femrave dhe kundërshtarët i ka të shumtë.

Së fundmi, dikush ka ndërmarrë një nismë për të klasifikuar feminizmin si terrorizëm.

Në faqen e njohur të peticioneve online, “Change.org” është ngritur një peticion ku kërkohet firmosja e tij për t’i dhënë fund “sulmeve ndaj meshkujve dhe femrave për mënyrën dhe zgjedhjet që ata bëjnë në jetë”.
“Është koha që t’i japim fund femrave që po u bëjnë lavazh truri femrave të tjera duke u ngulitur në kokë që ato janë viktima”, thuhet mes të tjerave në përshkrimin e peticionit.

Ajo që është më e çuditshme është se peticioni është nismë e një gruaje, ose të paktën kështu pretendohet. Peticioni është krijuar nga Janet Wilkinson, që thotë se është nga Spanja, por duke qenë se, si emri ashtu edhe mbiemri nuk tingëllojnë fare spanjollë, dyshohet fort se identiteti i përdorur është i rremë.

Peticioni duket se është në rrugë të mbarë për të arritur objektivin për firmosjen e tij nga 7500 persona. Deri më tani 5300 janë nënshkruesit e tij.

Top Channel