Pippa Middleton, pushime me familjen…rastësisht takoi ish-të dashurin

24/08/2015 00:00

Motra e vogël e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton ishte në ishullin St Barts së bashku me nënën dhe vëllain e saj, ndërsa ‘rastësisht’ ajo takoi aty edhe ish-të dashurin.

James Matthews u bashkua me ta, ndërsa te Pippa binte në sy barku i saj i sheshtë dhe trupi tejet i tonifikuar.

Pippa Middleton së bashku me nënën dhe vëllain e saj kishin zgjedhur të kalonin disa momente relaksi në resortin e familjes së James Matthews në Eden Rock.

Pippa Middleton është një lojtare tenisi dhe marrja me këtë sport duket se e ka ndihmuar motrën e vogël të Dukeshës për ta arritur format e tanishme.  “Tenisi është hobi im, por edhe palestra më kanë ndihmuar ta mbaj trupin në formë”, është shprehur më parë 31-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel