Gjykata Speciale në Kosovë, ambasadori amerikan vlerëson Veselin

24/08/2015 00:00

Ambasadori i ri amerikan, Greg Delawie përgëzon kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për lidershipin e treguar në procesin shumë të vështirë të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjeve për krijimin e gjykatës speciale.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të kuvendit të Kosovës për takimin e kryeparlamentarin me ambasadorin e ri amerikan.

Në këtë takim ndërkaq u bisedua edhe për procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), funksionimin e Kuvendit të Kosovës, raportet në mes pozitës dhe opozitës, si dhe rolin e pakicave etnike në jetën parlamentare dhe politike të Kosovë.

Dialogu me Serbinë ishte një çështje tjetër për çka ambasadori amerikan ka shprehur interesim për çka ka theksuar mbështetjen e Uashingtonit në mënyrë që raportet mes dy shteteve të normalizohen.

Top Channel