Politikani serb Oliver Ivanoviç, në paraburgim edhe për dy muaj

24/08/2015 00:00

I akuzuari për krime lufte, politikani serb Oliver Ivanoviç mbetet në paraburgim edhe për dy muaj. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij Nebojsha Vllajiç për mediat serbe ndërsa ka paralajmëruar se mbrojtja menjëherë do të ushtrojë ankesë.

Ivanoviç, ish-zyrtari i qeverisë serbe dhe kryetari i një partie politike të serbëve të Kosovës të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi”, akuzohet për krime lufte duke urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet që ai ishte udhëheqës i një njësie policore paraushtarake.

Ai akuzohet gjithashtu se së bashku me një person tjetër ka nxitur vrasjen e shqiptarëve etnikë gjatë trazirave që shpërthyen pas luftës me 3 shkurt 2000, kur shumë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Top Channel