Demarkacioni me Malin e Zi, Haradinaj: Në dëm të Kosovës

24/08/2015 00:00

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nga bjeshkët e Rugovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos nxitohet në nënshkrimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi sepse, sipas Haradinajt, kjo marrëveshje është në dëm të shtetit të Kosovës.

Në një komunikatë për media të AAK-së, thuhet se Haradinaj me bashkëpunëtorë, të hënën ka qëndruar në Kuqishte të Rugovës dhe është takuar me banorë të fshatrave kufitare.
 
“Mesazhi kryesor i takimeve të zhvilluara atje, është se banorët e kësaj ane nuk e pranojnë demarkacion me Malin e zi. Ata, në takim me zotin Haradinaj, kanë thënë se duan raporte të mira shtetërore me Malin e Zi, por nuk e pranojnë shënjimin e kufirit siç është bërë aktualisht”, thuhet në komunikatën për media të AAK-së.

Haradinaj më parë u kishte shkruar letër Presidentes Jahjaga, Kryeministrit Mustafa dhe ministrit të Jashtëm Thaçi, për të pezulluar demarkacionin, por siç kujton ky subjekt politik, autoritetet nuk kanë kthyer përgjigje.

Top Channel