Aksione antihashash në Vlorë e Mallakastër, asgjësohen mbi 2500 bimë

25/08/2015 00:00

Policia e Shtetit ka asgjësuar mbi 2500 rrënjë hashashi në disa aksione të ndërmarra në Vlorë dhe Mallakastër.

Në Vlorë aksioni u shtri në fshatin Romës dhe Sevaster, ku u gjetën rreth 2300 bimë të mbjella në 21 parcela të vogla dhe me një lartësi të konsiderueshme.

Policia e Vlorës asgjësoi me djegie rrënjët narkotike, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të personave kultivues të bimës.

Ndërkohë, në Mallakastër policia ka asgjësuar 250 bimë në disa operacione të ndërmarra në fshatrat e rrethit. 17 bimë narkotike u gjetën të mbjella pranë banesës së shtetasit me inicialet B.K.

Në Kuçovë, policia ka sekuestruar një sasi prej 5 kilogramë hashash dhe shpalli në kërkim shtetasin me inicialet A.S., 24 vjeç, banor i Kuçovës, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Top Channel