26-vjeçari godet dhe kanos me armë pa leje, arrestohet

25/08/2015 00:00

Policia e Tiranës arrestoi një 26-vjeçar, i cili goditi dhe kanosi me një armë pa leje një 20-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. I arrestuari është 26-vjeçari Erigers Mihasi.

Ai akuzohet se ka goditur me qytën e pistoletës dhe ka kërcënuar shtetasin me inicialet O.L., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Mihasit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta tip “Zastava” me 4 fishekë në krëhër.

Top Channel