Operacioni antihashash në Tepelenë, asgjësohen 13.267 rrënjë kanabis

25/08/2015 00:00

Pas ndërhyrjes në Dukagjin operacioni i gjerë i policisë është zhvendosur në Tepelenë. Në sajë të operacionit “Kreshta” të nisur mëngjesin e kësaj të marte, janë asgjësuar deri në mesditë 13. 267 rrënjë kanabis, të vendosura në 10 parcela.

Sipas burimeve zyrtare, në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 100 forca policie dhe 20 mjete, të FNSH-së, Policisë së Tepelenës dhe drejtorisë së policisë së Gjirokastrës. Zona ku ishte përqëndruar ditën e sotme policia ka qenë ajo e Kurveleshit, Zabërdicës dhe Dilajt.

Bima narkotike ishte mbjellë në parcela të mëdha të ndarë në miniparcela por pa shkëputje nga njëra-tjetra. Gjatësia e tyre varionte nga 60 në 160 centimetra.

Policia bën të ditur se nuk është shënuar asnjë incident, ndërsa në afërsi të parcelave është kapur 53-vjeçari Ç. B., nga Kardhiqi i Gjirokastrës. Ai është shoqëruar në komisariatin e Tepelenës për t’u marrë në pyetje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel