Ahmetaj takon Schauble në prag të Samitit të Vjenës

25/08/2015 00:00

Në Salzburg, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim informal me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble.

Takimi vjen në prag të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Vjenë në datën 27 gusht.

Ahmetaj dhe Schauble kanë diskutuar mbi perspektivën e re që nisma e Berlinit krijoi për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, projektet e konektivitetit në infrastrukturë dhe energji si dhe për mbështetjen e Gjermanisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Gjermania është vendi nismëtar dhe nga mbështetësit kryesorë të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Konferenca e Berlinit ishte nismë e drejtpërdrejtë e kancelares gjermane Angela Merkel, ndërkohë që në takimin e shkurtit të ministrit Ahmetaj me zv. kancelarin dhe ministrin Federal të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, Shqipëria garantoi mbështetjen e qeverisë Gjermane për projektin e Autostradës së Kaltër, i cili tashmë është përfshirë në rrjetin kryesor të transportit në BE.

Top Channel