Arrestohet 42-vjeçari i dënuar në Itali me 5 vite burg

25/08/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Zamak Cani është dënuar në nëntor të 2010 nga gjykata e Apelit e Catanzaros në Itali me 5 vjet e 10 muaj burg.

Cani është dënuar për akuzat për bashkëpunim në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin.

Nga drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet është dërguar shkresa më datën 21 gusht 2015, ku është kërkuar dhe arrestimi i tij.

Top Channel