Inter bëhet gati për goditjen e radhës, Lavezzi

25/08/2015 00:00

E ndërsa Milani ka rikthyer në Itali sulmuesin italian, Mario Balotelli, në krahun tjetër të Milanos, zikaltrit e Interit janë duke punuar në orët decizive për rikthimin e një argjentinasi në kampionatin italian. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Napolit, tashmë te PSG, Lavezzi.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, si dhe agjenti i lojtarit, Alejandro Mazzoni, ndodhen aktualisht në një takim kokë më kokë në Milano.

Sa i përket detajeve të bisedimeve, dihet vetëm që Paris SG kërkon 10 milionë euro për Ezequiel Lavezzin, ndërsa paga e tij në Francë është plot 4,5 milionë euro në sezon, por gjithsesi kontaktet mes “il Pocho” dhe zikaltërve janë riaktivizuar së fundi dhe me shumë mundësi mund të shkojnë deri në verdiktin përfundimtar. Atë të rikthimit të tij në Serie A.

Top Channel