ISIS publikon pamje të shkatërrimit të Tempullit të Baalshamin

25/08/2015 00:00

Grupi militant ISIS ka publikuar një seri fotosh ku tregohet shkatërrimi i Tempullit të Baalshamin në Palmira. Pamjet janë postuar online dhe janë shpërndarë nga media të lidhura me këtë grup, ku tregohet shkatërrimi i monumentit 2 mijë vjeçar.

Eksplozivët janë vendosur anekënd tempullit, që ishte dikur më i mirë ruajtur dhe më i kompletuar nga arkitektura greko romake e vendit të lashtë. Në foto të tjera tregohet momenti i shpërthimit, ndjekur nga rrënojat e lëna pas.

FOTO GALERI
1/6
Në foto tregohet momenti i shpërthimit, ndjekur nga rrënojat e lëna pas.

Top Channel