Gjermani, shkrumbohet shkolla-strehë e azilkërkuesve

25/08/2015 00:00

Policia gjermane pohoi se, një shkollë sportive që shërbente si strehë e përkohshme për azilkërkuesit në Nauen, në perëndim të Berlinit, është djegur krejtësisht dhe dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë të forta.

Askush nuk mbeti i lënduar në incidentin e ndodhur në një zonë, ku më herët protestues të ekstremit të djathtë kanë demonstruar kundër refugjatëve.

Kancelarja Angela Merkel e dënoi ashpër dhunën e treguar ndaj azilkërkuesve në qytetin lindor të Heidenaut, pranë Drezdenit, ku në përleshjet me tubuesit mbetën të plagosur dhjetëra oficerë policie.

Top Channel