Mungon uji për vaditje, thahen të mbjellat në Lushnje

25/08/2015 00:00

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë bërë që rrethi i Lushnjes të përballet me thatësirën më të madhe në disa vite.

Të paktën këtë pohojnë banorët e zonave bujqësore, që shtojnë se kulturat e mbjella të sezonit po thahen. Shpresa e tyre e vetme janë shirat, pasi kanalet vaditëse – thonë fermerët, – prej vitesh janë shndërruar në vendgrumbullime mbeturinash e për vite me radhë nuk janë pastruar nga barishtet. Tërbufi – thonë ata, – është zona më e dëmtuar.

Të interesuar për çështjen, banorët thonë se janë përballur me përgjigjen se, Bordi i Kullimit nuk është në gjendje të mbajë nën kontroll pastrimin e të gjitha kanaleve në rrethin e Lushnjes, duke bërë që mbi 80% e sipërfaqeve bujqësore në këtë rreth të mos vaditen.

Top Channel