Harry Styles dëshiron t’i futet industrisë së filmit

25/08/2015 00:00

Harry Styles dëshiron të lançojë karrierën e tij kinematografike. Këngëtari 21-vjeçar po planifikon të bëjë një lëvizje të përkohshme në Hollywood dhe qëllimi i tij është t’i futet industrisë së filmit.

Një burim ka thënë: “Harry është gati t’i futet kinematografisë. Ai po lëviz nga Los Angeles për të mirën e tij, pasi dëshiron të realizojë ëndrrën e madhe. Më pas ai mund t’i ndjekë të dyja, edhe këngën edhe filmin”.

Harry më parë nuk ka mundur të marrë ndonjë rol në film për shkak të axhendës së zënë me grupin One Direction, por pas lajmit se grupi do të ndahet për pak kohë, duket se Harry është gati të realizojë ambicien e tij.

Top Channel