Kosovë, qeveria dënon aksionin e Vetëvendosjes në pronat e kryeministrit Mustafa

25/08/2015 00:00

Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me përpjekjen e aktivistëve të Lëvisjes Vetëvendosje për të realizuar aksion simbolik në pronat e kryeministrit Isa Mustafa.

Qeveria ka dënuar fuqishëm, siç thuhet në reagim, tentimin që të cënohen ambientet familjare dhe prona private e familjarëve të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron tërësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes së dhunshme, e cila, duke mos zgjedhur metodë për të arritur synime të caktuara politike, cënon familjen, pronën private dhe jetën e çdo qytetari të Kosovës”, lexohet në njoftimin për shtyp.
 
“Akte të tilla vulgare janë në kundërshtim me çdo normë etike, morale dhe ligjore të sjelljes dhe si të tilla janë të papranueshme në shoqëritë demokratike”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Top Channel