Zanetti ëndërron goditjen e dyfishtë, Perisic-Lavezzi

25/08/2015 00:00

Perisic apo Lavezzi? “Jo, Perisic dhe Lavezzi”, kështu është përgjigjur zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti kur është pyetur për përforcimet e reja në klubin zikaltër.

“Ne po punojmë për të forcuar ekipin dhe synojmë për të sjellë në Milano mesfushorin kroat të Wolfsburg, por edhe argjentinasin e PSG-së, Lavezzi”, ka thënë Zanetti.

Tashmë tifozët e Interit shpresojnë që fjalët e legjendës zikaltër të bëhen realitet edhe pse transferimi i të dy futbollistëve duket e i vështirë.

Top Channel