Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, nënshkruhen 4 marrëveshje

25/08/2015 00:00

Pas një ditë të gjatë bisedimesh në Bruksel, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur të nënshkruajnë 4 marrëveshje të rëndësishme.

Lajme për nënshkrimin e marrëveshjeve është publikuar menjëherë nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, me anë të një postimi në profilin e saj në “Twitter”.

“Katër marrëveshje janë nënshkruan në fund të një ditë të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Mogherini në “Twitter”, duke i cilësuar arritjet si historike.

Më pas, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes pako, e cila përfshinë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ia konfirmojë që marrëveshja është nënshkruar para pak çastesh. Përfshinë katër segmente, për të cilat kemi diskutuar edhe më herët. Në përputhshmëri me kushtetutën, me ligjin, dhe me standardet evropiane”, tha Thaçi.

Top Channel