Anastacia, koncert në Tiranë

26/08/2015 00:00

Në stadiumin “Qemal Stafa” është mbajtur koncerti i këngëtares së njohur Anastacia.

Ajo promovoi albumin e saj “Ringjallja” në një tur që përfshiu edhe Shqipërinë.

Në listën e këngëve të albumit të saj, Anastacia ka edhe këngë që i kushtohen femrave që kanë luftuar dhe mbijetuar nga sëmundjet e rënda.

Në skenën e madhe të ndërtuar në stadium për këtë koncert, fillimisht kanë përformuar artistët e rinj shqiptarë e më pas atje është ngjitur këngëtarja e njohur Anastacia.

Një intervistë me të ju do të mund ta ndiqni të mërkurën në edicionet tona të lajmeve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel