Personi që kapërceu murin rrethues të Shtëpisë së Bardhë, vritet në gjykatë

26/08/2015 00:00

Curtis Smith, personi që në mars kapërceu murin rrethues të Shtëpisë së Bardhë, është vrarë në Gjykatën e Pensilvanisë, pasi më parë kishte sulmuar me thikë një polic.

Pas sulmit, një tjetër polic ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në 34-vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë, polici i sulmuar gjendet në spital, pasi është plagosur nga sulmi me armë të ftohtë.

Në një deklaratë të autoriteteve, thuhet se Smith ishte i njëjti person që kapërceu një mur rrethues të Shtëpisë së Bardhë në mars të këtij viti bashkë me dy të tjerë.

Ajo që ende nuk është e qartë, mbetet fakti se pse Smith ishte në gjykatë në momentin kur sulmoi policin.

Top Channel