Shkodër, asgjësohen 2180 rrënjë kanabis

26/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës njofton se gjatë ditës së martë ka asgjësuar 2180 bimë kanabis sativa në operacione të ndryshme në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Pukë.

Në vendin e quajtur Buzhal, në Pukë, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 62 bimë narkotike; në Fushë Arrës janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 761 rrënjë bimë narkotike; në fshatin Vuksanaj, në Shalë të Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 1300 rrënjë bimë narkotike; në vendin e quajtur Buzë Ujit, në fshatin Jubicë të Malësisë së Madhe, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 57 rrënjë bimë narkotike.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel