Profesioni i ri i Pierce Brosnan? Meteorolog

26/08/2015 00:00

Ish ylli i James Bond tenton të provojë profesionin e meteorologut, dhe aksidentalisht parashikon një cunami gjatë raportimit të tij. 62-vjeçarit iu desh të kërkonte ndihmë në transmetim direkt nga prezantuesi i motit, Al Roker, pasi keqinterpretoi një stuhi tropikale.

Teksa ekrani pas tij tregonte se çfarë po ndodhte në Atlantik, Pierce shpjegon: “Oh, një cunami… një vorbull e madhe këtu… po vjen”. Dhe më pas aktori shton: “Al, më duhet ndihma jote, ku të shkoj tani?”.

Televizioni më pas tregoi: “Sapo dhamë motin me James Bond”. Shakaja e Brosnan u prit mirë nga fansat e tij, të cilët e thumbonin në Twitter se kur do të japë motin sërish.

Top Channel