Irak, kurdët zmbrapsin militantët e ISIS nga Kirkuk

26/08/2015 00:00

Forcat kurde kanë goditur militantë të Shtetit Islamik në një sërë fshatrash të provincës veriore të Irakut, Kirkuk, këtë të mërkurë, duke mundur të sigurojnë kështu territorin që ata kanë shtënë nën kontroll që prej nisjes së zmbrapsjes së xhihadistëve gjatë verës së kaluar.

Sulmi ka nisur përgjatë natës në jug të Daquq, një qytet rreth 175 km në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad. Linja e frontit mes forcave rajonale kurde “Peshmerga” dhe Shtetit Islamik në veri të Irakut është është zhvendosur vazhdimisht prej muajsh.

Kurdët kontrollojnë tashmë shumicën e territorit që ata e quajnë si të ytrin, ndërsa shfaqen me shumë pak arsye nxitëse për të vijuar më tej drejt fshatrave dhe qyteteve të dominuara nga myslimanët sunitë arabë.

Gjatë mëngjesit, militantë të Shtetit Islamik janë zmbrapsur nga fshati i Albu Najm, sipar burimeve brenda forcave “Peshmerga”, ndërkohë që luftimet vazhdojnë në fshatrat e tjerë fqinje.

Një oficer kurd me gradën e kapitenit është vrarë nga një mjet shpërthyes i improvizuar, bëri të ditur një burim i “Reuters” nga morgu i Kirkukut.

Forcat “Peshmerga” kanë rezultuar si një partner tepër i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara deri më tani, teksa kurdët sulmojnë nga toka dhe amerikanët me sulme ajrore kundër Shtetit Islamik.

Top Channel