Tregjet aziatike përgatiten për më shumë trazira, shkak ekonomia kineze

26/08/2015 00:00

Tregjet aziatike të bursave duket se janë mbërthyer nga paniku i çeljes së një tjetër dite stresuese në sagën e mjeruar të asaj që duket si një rënie e lirë e tregut kinez.

Shitja e aseteve amerikane përgjatë natës hodhi kështu “mbeturina” mbi “lustrën” e stabilitetit të supozuar gjatë mëngjesit të së mërkurës, pavarësisht nga ulja e normës së interesit nga Banka Qendrore e Kinës ditën e martë, e pesta që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Bursa e Shangait, referenca kryesore në Kinë, pësoi një rënie e më pas një rritje të parregullt gjatë çeljes, duke u ndalur në një rritje prej 0,5% edhe pse nuk dihet se për sa kohë. Indeksi i Shangait ka rënë me rreth 16% gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, si një shkëndijë drite në fund të tunelit, bursa Nikkei i Japonisë e nisi me një aftësi ripërtëritëse paraprake, duke u rritur me 1,3 për qind.

Javët e ankthit mbi një ngadalësim të ekonomisë së Kinës, e dyta më e madhe në botë, ka kulmuar me shitje globale dhe rënie rekord në shumicat e tregjeve ndërkombëtare të bursave.

Megjithatë, çështja është se çfarë mund të bëjë më shumë Pekini për të ndalur këtë “kalbje”?

Top Channel