Zaev: Miliardat e grabitura nga pushteti do ua rikthejmë popullit

26/08/2015 00:00

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM, Zoran Zaev ka deklaruar se pushteti aktual në Maqedoni ka grabitur miliarda euro dhe se këto parà patjetër që duhet t’i kthehen popullit.

“Miliarda euro janë grabitur nga ky pushtet. Paratë duhet t’u kthehen qytetarëve, në mënyrë që ne të mund t’i kthejmë në shtëpitë e tyre edhe ata që janë larguar jashtë vendit”, ka deklaruar Zaev, në një tubim të së dielës në rajonin e Delçevës.

Sipas Zaevit, Lidhja Social-Demokrate Maqedonase ka projektin e saj për qytetarët dhe për ringjalljen e klasës së mesme. Ai ka pohuar se LSDM-ja do ua rikthejë sërish qytetarëve shtetin.

“Nuk mundet që të ketë përmendore dhe të mos ketë ura, ambulanca, rrugë. Këtë duhet ta bëjmë patjetër”, ka deklaruar Zaevi, kryetar i partisë LSDM.

Top Channel