Vdes “Dust Lady”, gruaja simbol e sulmeve të 11 shtatorit

26/08/2015 00:00

Mori pseudonimin “Dust Lady” dhe u bë simbol i tragjedisë së 11 shtatorit 2001. Por sot Marcy Borders ndërroi jetë. Gruaja afroamerikane e mbijetuar nga rrëzimi i Twin Towers, vuajti nga tumori në stomak, dhe vdiq në moshën 42-vjeçare.

Ajo u fotografua tërësisht e mbuluar nga pluhuri që atë ditë përfshiu të gjithë Manhattan.

Sëmundja erdhi pikërisht për shkak të pasojave të asaj tragjedie, që i mbushi trupin me toksina, siç raportojnë disa media në SHBA. Vajza e saj, Noelle, rrëfen për të përditshmen New York Post: Mami im luftoi me një betejë të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm Dust Lady, por heroina ime dhe do të jetojë përgjithmonë me mua”.

Marcy, nga Bayonne, New Jersey, më 11 shtator të 14 viteve më parë punonte prej një muaji në Bank of America. Kur kulla në të cilën punonte, World Trade Center, u godit nga një avion, ajo nuk iu bind urdhrave të shefit dhe u largua, duke shpëtuar jetën e saj.

Top Channel