Prishja e Kishës së Dhërmiut, PBDNJ: Vandalizëm qeveritar

26/08/2015 00:00

Një vandalizëm qeveritar e ka quajtur PBDNJ, prishjen nga INUV të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehet se asnjë “patriotizëm” nuk mund të bëhet strehë për qëllimet grabitëse.

“Qeveria që dështoi të ndërtojë shkolla, po shkatërron objektet e kultit. Ligji po i lë vendin abritraritetit, arrogancën dhe dhunës”, shprehet PBDNJ.

PBDNJ vijon më tej duke deklaruar se “qeveria është e kapur nga interesa klienteliste”.

Top Channel