Vlorë, kryen vepra të turpshme me të mitur, arrestohet 73-vjeçari

26/08/2015 00:00

Një 73-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës në akuzën e veprave të turpshme me një të mitur.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Kristo Çerkezi, nga Vlora, ka ngacmuar një djalë 9-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të moshuarit, në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi 73-vjeçari ka kryer vepra të turpshme me E. L., 9 vjeç, banues në lagjen “Lirimi” të qytetit. Sipas mjekut ligjor nuk ka pasur marrëdhënie.

Top Channel