Libra falas për të varfërit. Qeveria akordon fondin 2.2 milionë euro

26/08/2015 00:00

Këtë vit të ri shkollor qeveria ka vendosur një fond prej 2.2 milionë euro, në mënyrë që qindra fëmijë që nuk kanë mundësi t’i blejnë libra t’i marrin ato falas. Veç kategorive specifike të fëmijëve në nevojë, sipas Ministres së Arsimit Lindita Nikolla do të përfitojnë edhe familjet më shumë fëmijë.

“Çdo familje shqiptare me 4 fëmijë do të fitonte librat falas për fëmijën e tretë, të katërt e kështu me radhë. Sot ky premtim konsiderohet i mbajtur falë vendimit të këshillit të Ministrave që vë në dispozicon 2.2 milionë euro për të mbështetur me tekste falas dhe më shumë kategori familjesh shqiptare”, tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në listën e nxënësve që do të përfitojnë paketat e librave falas për arsimin bazë, janë fëmijët e komunitetit rom, egjiptian por edhe fëmijët të cilët mund të jenë viktima të trafikimit apo potenciale për të qënë të tillë. Viti i ri shkollor nis më 14 shtator, dhe shpërndarja e tyre ka nisur.

Top Channel