PD: Përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

26/08/2015 00:00

Partia Demokratike ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në sektorin e energjisë, telekomunikacionit, dhe çlirimin e lëvizjes në urën e Mitrovicës.

“Partia Demokratike beson se këto marrëveshje dhe zbatimi i tyre do të kontribuojnë në normalizimin e marrdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre dhe në klimën e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Partia Demokratike, nxit, mbështet vijimin e këtij procesi të dialogut dhe bashkëpunimit në Ballkan si rruga e sigurtë për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët të integrimit në BE”, lexohet në deklaratën e PD-së.

Top Channel