Dakota Johnson në krahët e një aktori të famshëm

26/08/2015 00:00

Mes Jake Gyllenhaal dhe Dakota Johnson mund të ketë lindur diçka më tepër sesa shoqëria.

Dy aktorët janë fotgrafuar në njëjtën tavolinë në një klub nate në Los Angeles, javën e kaluar, por raportohet se janë larguar nga dalje të ndryshme.

Në muajin prill, u raportua se protagonisti i filmit “Night Crawler” ishte beqar, po ashtu edhe protagonistja e “Fifty Shades of Grey”, së fundmi raportohet të jetë ndarë nga i dashuri i saj Matthew Hitt, duke lënë kështu të nënkuptohet se janë fiks për njëri-tjetrin.

Çifti është përfolur gjithashtu edhe në 2011 për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, por asgjë nuk u vërtetua.

Top Channel