Andi Lila rikthehet në Greqi te Pas Janina

26/08/2015 00:00

Lojtarët e Kombëtares shqiptare, që u gjendën pa ekip pas përfundimit të sezonit, po zyrtarizojnë ekipet e tyre të reja këto ditë të fundit të merkatos.

Pas Migjen Bashës që u rikthye të Luzerni, tashmë është Andi Lila që është rikthyer te grekët e Pas Janinës, ku ka luajtur disa sezone me radhë para se të transferohej në Itali te Parma, tashmë e falimetuar.

Menjëherë pasi zyrtarizoi rikthimin në Greqi, Lila foli për faqen e klubit duke u shprehur i lumtur për këtë rikthim.

“U riktheva në shtëpinë time dhe një gjë e tillë më bën të lumtur sërish. Do të përpiqem të jap më të mirën time, që Janina të arrijë sukseset e duhura”, tha kavajasi.

Tashmë, lojtarët e Kombëtares shqiptare që ende nuk e kanë zyrtarizuar skuadrën e tyre të re janë kapiteni Cana, si dhe mbrojtësi Ajeti. Të dy këta lojtarë pritet që në orët e fundit të merkatos të vendosin të ardhmen e tyre.

Top Channel