Vajza hedh në shesh djalin dy herë më të madh se vetja

26/08/2015 00:00

Miku i saj në gjendje të dehur po shkaktonte rrëmujë në dalje të një lokali nate në Brazil dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës, ajo vendosi të veprojë.

Një vajzë braziliane është filmuar teksa “qetëson” me një lëvizje të njohur Jiu Jitsu të “Street Fight”, mikun e saj, megjithëse ky i fundit është thuajse sa dyfishi i vajzës.

Fillimisht ajo mundohet ta qetësojë me fjalë, pastaj e mban prej mesi, e në fund e shtrin në rrugë dhe e kap qafën e tij mes dy këmbëve.

Top Channel